RRETH TRAJNIMEVE

Kurset e trajnimit janë një nga prioritetet e Qendrës së Medias dhe Komunikimit të ngritur pranë Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër). Trajnimet fokusohen në tema specifike të lidhura me fushën e medias dhe komunikimit, ku pjesëmarrës janë studentë të Universitetit Bedër dhe të tjerë të interesuar.

Aktualisht kjo qendër ka hapur këto kurse: Arti i të folurit, Shkrim dhe raportim lajmi, Montazhi në audio, Montazhi në video, si dhe Arti i fotografisë.