ARTI I FOTOGRAFISë

Kursi i fotografisë është një trajnim që organizohet në fillim të çdo semestri me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit. Për njëzet seanca me radhë, studentët e interesuar do të ndjekin leksionet nga fotografi profesionist Olsi Qazimi.

Veç anëtarëve të Klubit të Fotografisë, kursi është i hapur për të gjithë studentët që kanë dëshirë të njihen dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në artin e fotografisë. Përmbajtja e këtij moduli, krahas anës së nevojshme teorike, përfshin edhe projekte individuale dhe në grupe, të cilat do të realizohen nga vetë studentët.

Në përfundim të kursit, me iniciativën e Klubit të Fotografëve, në ambientet e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) do të realizohet edhe një ekspozitë me fotografitë më të mira të realizuara nga studentët.