MISIONI

Misioni i Qendrës së Medias dhe Komunikimit është të kontribuojë në formimin dhe kualifikimin e mëtejshëm të studentëve dhe gazetarëve të rinj, nëpërmjet një filozofie që ka në thelb respektimin e principeve gazetareske dhe lirisë së individit, duke ndihmuar në përmirësimin e nivelit të demokracisë dhe funksionimit të medias shqiptare.