SEMINARE

Barbel Moser, Drejtore e Zhvillimit Ndërkombëtar në Radio France International

Barbel Moser, Drejtore e Zhvillimit Ndërkombëtar në Radio France International ishte protagoniste në një seminar me studentët e Masterit në Shkenca Komunikimi.

Bashkëbisedimi me studentët u dëgëzua në çështje dhe tematika aktuale që prekin zhvillimet dhe ngjarjet më të fundit në europë dhe rajon.

Shtrirja e kësaj mediaje, konkurenca, objektiviteti në përcjelljen e lajmit, profesionalizmi i reporterëve të terrenit dhe siguria e tyre, çështjet e privatsisë si dhe kriza ekonomike dhe ndikimi i saj në ecurinë e kësaj mediaje ishin disa nga pyetjet e shumta që shkuan në adresë të znj. Moser.

France 24 me 3 kanale të ndryshme televizive (frëngjisht, anglisht dhe arabisht) transmeton 24 orë non stop me misionin global të shërbimit publik në 253 milionë shtëpitë e 177 vendeve në të pesë kontinentet.

Pandi Gjata: Etika, kusht për një gazetari të mirë 

I ftuar i rradhës në seminaret që zhvillon Qëndra e Medias dhe e Komunikimit është z.Pandi Gjata, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel. Në një bashkëbisedim të hapur me studentët z.Gjata tregoi hapat e parë në karrierën e tij, për sfidat me të cilat është përballur në profesionin e gazetarisë.

Sipas z.Gjata, formimi i përgjithshëm i një gazetari është shumë i rëndësishëm pasi mund ta ndihmojë për të dalë nga situata të paparashikuara. Më tej, ai shtoi se gjithmonë ka vend për prurje të reja, sidomos për gazetarë të cilët kanë pasion dhe dëshirë punën.

Duke u ndalur në çështje të etikës z.Gjata u shreh se shpesh hasen raste kur është e vështirë për të vendosur , pasi respektimi i etikës është në varësi të kushteve. Ndër të tjera ai tha se egzistojnë shumë element dhe faktorë, të cilët nuk i japin mundësi gazetarit për të ruajtur etikën deri në detaje, ku përmendi mungesën e kohës fizike dhe kushtet teknike, por theksoi se gazetarët gjithmonë përpiqen për më të mirën.

Anisa Ymeri: Etika, ky element i harruar në mediat shqiptare

Gazetarja Anisa Ymeri vlerësoi mungesën e etikës profesionale si një ndër elementët më problematikë të medias shqiptare. E ftuar në një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimit, znj.Ymeri tha se konkurrenca për lajmin e fundit ka bërë që televizionet shqiptare, kryesisht ata informativë, të neglizhojnë tërësisht elementët e etikës. “Është absurde që pamjet e xhiruara nga një operator kalojnë të pakontrolluara dhe të pamontuara në transmetimet direkte”, tha ajo, duke i mëshuar faktit se në asnjë prej redaksive televizive në vend nuk diskutohet për çështjet etike.