ARTI I Të FOLURIT

Të folurit dhe qëndrimi artistiko-estetik

Qëllimi i këtij kursi është t’u mësojë studentëve se si të flasin qartë, duke artikuluar mirë, me një diksion të kuptueshëm dhe me një vokal të organizuar, në varësi të detyrës apo misionit që kanë marrë përsipër. 

Për të pasur këtë rezultat studentët ushtrohen duke u praktikuar me materiale konkrete në varësi të llojit të prezantimit. Qëndrimi artistiko-estetik është njohja e studentit me diferencimet e paraqitjes dhe qëndrimit, në varësi të teknikave të ndryshme të prezantimit.

Këto teknika janë si më poshtë:

  1. Teknika e të lexuarit dhe të folurit në mënyrë gazetareske. Kjo realizohet duke ushtruar leximin e materialeve të ndryshme të gazetarisë përpara mikrofonit të radios apo kamerave televizive.
     
  2. Teknika e të folurit në pozicionin e drejtuesit të një emisioni radiofonik apo televiziv me të ftuar në studio. Kjo realizohet duke u praktikuar me materiale të shkruara apo biseda të improvizuara në studio.
     
  3. Teknika e të folurit përpara një auditori. Kjo realizohet duke kryer prezantime.
     
  4. Teknika e të interpretuarit të një poezie, tregimi apo monologu, si dhe ndryshimi i lojës në film dhe teatër. Kjo realizohet duke zgjedhur materiale të ndryshme dhe duke praktikuar në klasë.