RAPORTIM DHE SHKRIM LAJMI

Programi ekstra-kurrikular i Raportimit dhe Shkrimit të Lajmit është një modul që ka për qëllim të njohë studentët e vitit të parë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit me praktikat e ushtrimit të profesionit të gazetarisë. Në 16 seanca ata mësojnë specifikat e lajmit për shtyp dhe transmetim, mënyrat e gjetjes së informacionit dhe burimeve të lajmit, etj.

Raportimi dhe Shkrimi i Lajmit është një lëndë që përfshihet në programin bachelor që ofron Departamenti i Shkencave të Komunikimit, ndërkohë që me këtë trajnim studentët e vitit të parë kanë mundësinë të ndjekin praktikat profesionale gjatë muajve të verës, si në mediat brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Ky program shoqërohet edhe me praktika intensive që zhvillohen në redaksinë e Qendrës së Medias dhe Komunikimit.