DREJTORI

Dr.Agron Tufa: Lindi më 1 prill 1967 në Dibër. Studioi në Fakultetin Filologjik të Tiranës e më pas në Institutin Gorki në Moskë (1994 -1999). Pas diplomimit atje, ndoqi edhe programin e masterit për filozofi arti në Institutin e Kulturave Europiane IEK (1999 – 2001).  Është profesor i Letërsisë së huaj të shekullit XX në Fakultetin Filologjik të Tiranës. Mban titullin doktor i Shkencave Filologjike. Krijimtaria e tij, është nderuar me çmime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare dhe është përkthyer në disa gjuhë të botës.