MONTAZH AUDIO

Zhvillimet teknologjike kanë ndryshuar edhe mënyrën e ushtrimit të gazetarisë, ku aftësitë e profesionistëve të kësaj fushe duhet të jenë në disa drejtime. Duke marrë parasysh këtë fakt, Qendra e Medias dhe Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizon kursin e trajnimit për montazhin në audio.

Studentët pjesëmarrës, në 20 seanca kanë mundësinë të përvetësojnë teknikat e montazhit, për të qenë të aftë të realizojnë kronika të plota për transmetim në radio. Mbi këto baza, ata kanë mundësinë të realizojnë emisione radiofonike edhe në aspektin teknik.