Notice: Undefined index: o in /var/www/mcc.beder.edu.al/web/pages.php on line 6
BEDER UNIVERITY | Media and Communication Center

LAJME

Zhvillohet konferenca II studentore: “Komunikimi, media dhe përgjegjësia sociale”

01.04.2014

12.03.2014

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër) organizoi sot konferencën e dytë studentore me temë: “Komunikimi, media dhe përgjegjësia sociale”. Në këtë konferencë u prezantuan 18 punime shkencore dhe reportazhe të realizuara nga studentët e vitit të tretë të nivelit bachelor.

Konferenca u hap me fjalën përshëndetëse të zv-përgjegjësit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, njëkohësisht edhe kryetari i kësaj konference, dokt. Ramadan Çipuri, i cili falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe studentët për punimet e realizuara. Gjatë fjalës së tij, ai vuri në pah rëndësinë që paraqet kërkimi shkencor i vetë studentëve të shkencave të komunikimit, krahas formimit teorik që ata marrin në auditor, si dhe praktikave profesionale që zhvillojnë nëpër media të ndryshme.

Punimet e konferencës i përshëndeti edhe rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana. Para studentëve të pranishëm në sallën e konferencave, Dr. Gjana vlerësoi punën e deritanishme të Departamentit të Shkencave të Komunikimit, i cili, sipas tij, ka qenë mjaft aktiv gjatë këtyre tre viteve që prej hapjes së Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër).

Prof. asoc. Dr. Rahim Ombashi, pedagog në këtë departament, kërkimet shkencore të studentëve i cilësoi si një vlerë të shtuar për arritjet e deritanishme në këtë institucion të arsimit të lartë në Shqipëri. Ai vuri theksin tek rëndësia që përmban kërkimi i studentëve, si një mënyrë që ndikon drejtpërsëdrejti në formimin intelektual të tyre dhe kontributin në shoqëri.

Më pas konferenca vazhdoi me prezantimet e studentëve, të cilat u ndanë në tre sesione. Në sesionin e parë, të titulluar: “Etika dhe përgjegjësia sociale në gazetari”, referuan gjashtë studentë. Në sesionin e dytë, të titulluar: “Ekrani, pushteti dhe ndikimi i tij në jetën sociale”, prezantuan punimet edhe gjashtë studentë të tjerë. Sesioni i tretë ishte pak më i veçantë, me titullin: “Realiteti social nëpërmjet zhanrit të reportazhit”, studentët e tjerë prezantuan reportazhet e tyre të realizuar me të tema të ndryshme.

Në fund të konferencës u shpërndanë edhe certifikatat për studentët referues.