LAJME

Përfundon trajnimi i “Të folurit dhe qëndrimit artistiko-estetik”

16.04.2014

Studentët e vitit të parë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit përfunduan me sukses kursin e “Të folurit dhe qëndrimit artistiko-estetik”, organizuar nga Qendra e Medias dhe Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër).

Për 16 seanca me radhë studentët pjesëmarrës në trajnim u ushtruan duke praktikuar materiale konkrete në lloje të ndryshme prezantimi. Qëndrimi artistiko-estetik është njohja e studentit me diferencimet e paraqitjes dhe qëndrimit, në varësi të teknikave të ndryshme të prezantimit.

Në seancën e fundit të trajnimit studentët bënë prezantime individuale dhe në grup, sipas temave të përcaktuara më parë në konsultim me lektorin Vasjan Lami. Në përfundim të trajnimit studentët morën edhe certifikatat e pjesëmarrjes nga Qendra e Medias dhe Komunikimit në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër).